Thomas Muller: Është qesharake të nisësh Botërorin me humbje
Ka përfunduar takimi mes Gjermanisë dhe Japonisë, duel ky në kuadër të Botërorit 2022.
Ndonëse gjermanët e filluan më mire ndeshjen, madje kaluan edhe të parë në epërsi përmes penalltisë me golin e Gundogan, Japonia u rikthye fuqishëm në pjesën e dytë, shkruan Periskopi.
Japonezët treguan force dhe karakter të lartë, ku me dy gola përmes Doan dhe Asano shënuan fitore në 1:2 ndaj Gjermanisë që nuk tregoi asgjë.
Pas ndeshje sfoli edhe sulmuesi i Gjermanisë, Thomas Muller i cili tha se ekipi i tij nuk kishin efikasitet dhe se është qesharake që një ekip si Gjermania ta nis botërorin me humbje.
“Mendoj se luajtëm mirë në pjesën e parë, por në futboll ju duhet ta shndërroni epërsinë në gola. Efikasiteti nuk ishte aty. Është qesharake të nisësh me një humbje. Por kur e sheh mënyrën se si pësuam gola, mund të thuash që nuk ishte një humbje e pamerituar”, tha ai.