Gundogan flet pas humbjes nga Japonia: Kjo nuk duhet të ndodh me ne
Ka përfunduar takimi mes Gjermanisë dhe Japonisë, duel ky në kuadër të Botërorit 2022.
Ndonëse gjermanët e filluan më mire ndeshjen, madje kaluan edhe të parë në epërsi përmes penalltisë me golin e Gundogan, Japonia u rikthye fuqishëm në pjesën e dytë, shkruan Periskopi.
Japonezët treguan force dhe karakter të lartë, ku me dy gola përmes Doan dhe Asano shënuan fitore në 1:2 ndaj Gjermanisë që nuk tregoi asgjë.
Pas ndeshjes foli edhe realizatori i golit të vetëm të Gjermanisë Ilkay Gundogan tha se kjo çfarë ndodhi sot ndaj Japonisë nuk duhet të ndodh më në ndeshjet tjera.
“Ne e bëmë shumë të lehtë për Japoninë. Goli i dytë në veçanti, kjo nuk duhet të ndodhë, ne jemi në Kupën e Botës. Manu na shpëtoi disa herë. Ne patëm raste të pabesueshme për të shënuar por nuk ia dolëm 2-0. Kjo nuk duhet të ndodhë me ne”, tha ai.