Messi mblodhi bashkëlojtarët e kombëtares pas ndeshjes Poloni-Meksikë
Lionel Messi ka kërkuar mbrëmë që të mbahet një takim mes lojtarëve të Argjentinës.
Argjentina e nisi me një humbje rrugëtimin në Katar 2022, duke u mposhtur 1:2 nga Arabia Saudite.
Por, një barazim i Meksikës me Poloninë e lë me shpresa shumë më të mëdha kombëtaren argjentinase. Kështu, pas ndeshjes Meksikë – Poloni, Lionel Messi kërkoi një takim të të gjithë lojtarëve.
Sipas Gaston Edul, kapiteni mbajti një fjalim për lojtarët.
Ai iu tha atyre që të jenë të bashkuar dhe të ruajnë qetësinë, për të vazhduar sa më mirë kampionatin.
Mbetet të shihet nëse fjalimi i Messi dhe taktikat e Lionel Scaloni do të përmirësohen për ndeshjen e së shtunës, të cilën Argjentina e luan ndaj Meksikës.