Përfundon pa fitues ndeshja mes Meksikës dhe Polonisë, Lewandowski ‘macja e zezë’ për polakët
Ka përfunduar ndeshja mes Meksikës dhe Polonisë.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 0 me 0.
Ishte një ndeshje me ‘dy fytyra’, me Meksikën që dominoi pjesën e parë, kurse Polonia kishte më shumë nga pjesa e dytë.
Rastin më të mirë në ndeshje e lëshoi Robert Lewandowski, atje ku dështoi nga penalltia, me portierin Ochoa që e priti goditjen e tij.
Të dy skuadrat tashmë kanë një pikë dhe renditen në pozitën dy dhe tre, pas Arabisë së vendit të parë. Argjentina mbetet në vendin e fundit pa asnjë pikë.