FIFA nuk e lejon Belgjikën të luajë me fanellën shumë ‘ngjyrëshe’

FIFA nuk e lejon Belgjikën të luajë me fanellën shumë ‘ngjyrëshe’

Belgjika nuk do të lejohet të veshë fanellën e saj para ndeshjes në Kupën e Botës pasi është shumë ‘ngjyrëshe’.

Të tilla janë raportimet e fundit në mediat ndërkombëtare, duke aluduar se kjo fanellë simbolizon ngjyrat e komunitetit LGBT.

Do të mbetet të shihet se cili do të jetë më pas vendimi definitiv, por sipas lajmeve të fundit, kjo fanellë nuk do të lejohet.

Madje, FIFA ka kërkuar që skuadra e Belgjikës të heqë fjalën “dashuri” nga jaka e fanellës së tyre si mysafirë, raporton ESPN.

Shpërndaje në: