Mbreti Salman shpall ditë pushimi, pasi Arabia Saudite mposhti Argjentinën

Mbreti Salman shpall ditë pushimi, pasi Arabia Saudite mposhti Argjentinën

Argjentina u befasua nga Arabia Saudite sot në ndeshjen e parë për Botërorin e Katarit 2022.

Arabia Saudite i bëri të gjithë të besojnë se futbolli është i paparashikueshëm, shkruan Periskopi.

Me rezultatin 1:2 arabët festuan fitoren e tyre të parë ndaj një Kombëtare pretendete për trofeun e Botës siç është Argjentina.

Kështu, dita e mërkurë është ditë pushimi festiv për të gjithë punëtorët dhe studentët në Arabinë Saudite, pasi ekipi i tyre kombëtar e mundi Argjentinën në Kupën e Botës të martën.

Lajmin e ka bërë të ditur mbreti Salman i Arabisë Saudite.

Shpërndaje në: