Tunizia i del ‘problem’ i madh Danimarkës, Kombëtarët ndajn pikët në ndeshjen e parë të Botërorit
Ka përfunduar takimi ndërmjet Danimarkës dhe Tunizisë, duel ky në kuadër të ndeshjes së parë të të dyja Kombëtarëve në Botërorin e Katarit 2022.
Skuadra e Tunizisë ishte më e mire se Danimarka në pjesën e parë, ku duhet të përmenden tri rastet të mira për gol, shkruan Periskopi.
Rasti i parë ishte ai i minutes së 11’të, ku goditja e mbrojtësit të Tunizisë, Mohamed Drager nuk përfundoi brenda korinzave të portë.
Dy raste të tjera i kishte edhe numri 9’të i Tunizisë, Jebali, ku njëra goditje përfundoi në portë e që u cilësua si pozitë jashtë loje, kurse goditjen tjetër e priti portiere i Danimarkës.
Në pjesën e dytë krejt në fund të takimit Danimarka ishte afër të fitonte një penallti, por që ‘VAR’ vendosi që nuk kishte lojë me dorë nga lojtari i Tunizisë.
Pas shumë zhagitjeve dhe ndodhive ky takim u mbyll pa gola në 0:0.