Messi: Po dëgjoj fjalë se po stërvitem i vetëm – Ndihem shumë mirë fizikisht

Messi: Po dëgjoj fjalë se po stërvitem i vetëm – Ndihem shumë mirë fizikisht

Nesër me fillim nga ora 11:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Argjentinës dhe Arabisë Saudite, duel ky në kuadër të ndeshjes së parë të Botërorit për të dyja Kombëtaret.

Nga shumë analist të sportit Argjentina po konsiderohet si Kombëtarja e cila në fund do ta marr trofeun e Kupës së botës me Messin që është aty, shkruan Periskopi.

E në konferencën e parë për media të Argjentinës për këtë Botëror u paraqit edhe kapiteni Lionel Messi.

Messi tha se ky botëror do të jetë i veçantë për të dhe i fundit për të plotësuar njërën nga ëndrrat më të mëdha.

Ai gjithashtu tha se është mirë fizikisht dhe në formë të lartë.

“Ky botëror është i veçantë për mua. Ndoshta i fundit për ta realizuar ëndrrën”, tha Messi.

“Ndihem shumë mirë fizikisht. Kam ardhur këtu në formë shumë të mirë, si fizikisht ashtu edhe personalisht”, tha ai.

Shpërndaje në: