Anglia e fillon mbarë Botërorin e Katarit – E ‘shkatërron’ Iranin në ndeshjen e parë
Ka përfunduar takimi mes Anglisë dhe Iranit në kuadër të Botërorit 2022.
“Tre Luanët’ e kanë mposhtur Iranin me rzultatin final në 6:2 në një ndeshje që na solli futboll të bukur, shkruan Periskopi.
Pavarësisht rezultatit, vëmendjen në këtë ndeshje e mori portieri i Iranit, Alireza Beiranvand i cili u lëndua keq me bashkëlojtarin e tij në momentin kur po mundohej ta largonte topin.
Golat për Anglinë i realizuan: Bellingam, Saka (2), Sterling, Rashford dhe goli i fundit erdhi nga Grealish. Kurse për Iranin dy gola i realizoi Taremi./Periskopi/
FT: 🏴 England 6-2 Iran 🇮🇷 pic.twitter.com/JW56IBHIS9
— TFS – Top Football Show (@TopFootballShow) November 21, 2022