Ronaldo Fenomeni e pranon ftesën, së shpejti do ta vizitoj përsëri Kosovën

Ronaldo Fenomeni e pranon ftesën, së shpejti do ta vizitoj përsëri Kosovën

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, është takuar me Ronaldon në Katar.

Ai tha se i ka bërë thirrje Ronaldos që të vjen në Kosovë për vizitë, teksa sipas Ademit, Ronaldo e ka pranuar ftesën me kënaqësi.

“Pas ndeshjes hapëse të Kupës së Botës 2022, Katari – Ekuadori, e takova Fenomenin Ronaldo Luís Nazário de Lima”, ka shkruar Ademi.

“E kujtuam vizitën e tij të parë menjëherë pas përfundimit të luftës në vitin 1999. Ftesën time për ta vizituar sërish Kosovën, Fenomeni e pranoi me kënaqësi”.

Shpërndaje në: