Vjen incidenti i parë në Kupën e Botës, tifozi i Ekuadorit përmend paratë – Acarohet situata

Vjen incidenti i parë në Kupën e Botës, tifozi i Ekuadorit përmend paratë – Acarohet situata

Pas ceremonise hapese te madhe dhe me fishekzjarre, Katar 2022 ka nisur zyryarisht dhe direkt ka pasur polemikat e para. Sfida Katar-Ekuador u zhbllokua menjëherë, me avantazhin e formacionit amerikano-jugor të firmosur nga Enner Valencia, një goditje me kokë nga një goditje tjeter e shokut te tij me biçikletë, pas një dalje të gabuar të portierit katariot.

Por, VAR-i ndërhyri, duke sinjalizuar pozicionin e golashënuesit dhe duke e shtyrë Orsaton të anulonte golin qe erdhi qe pas vetem 3 minutash loje. Dhe pikerisht duket sikur fati e perndjek per mire Enner Valencia. Sepse, disa minuta me pas, me saktesisht ne minuten e 16-te, Enner Valencia ka shenuar nga pika e bardhe e 11-te
metershit.

Valencia ndan në dysh mbrojtjen e Katarit, hyn në zonë dhe rrëzohet nga Al Sheeb. Aksioni vazhdon por Orsato, pasi sheh që avantazhi nuk është realizuar, cakton dënimin maksimal për skuadrën trengjyrësh dhe i jep karton te verdhe portierin vendas.

Nga pika e bardhe prezantohet pikerisht Enner Valencia qe nuk gabon dhe nga krahu i majte i portierit shenon lehtesisht duke festuar me pas! Kete here nuk ka VAR qe ta shmange festen e futbollistit te Fenerbahces. I mbiquajtur Superman për lartësinë që arrin kur kërcen, ai është një sulmues që e bën shpejtësinë talentin e tij kryesor, të kombinuar me një teknikë të mirë individuale; punësohet si sulmues i parë apo i dytë, por herë pas here edhe si sulmues i majtë.

Por, duket se per Katar do te jete thjesht nje Boteror sa per te provuar forcen dheper te tentuar dicka sepse ne fakt e pamundura do te mbetet – duke pare ndeshjen e sotme – e pamundur! Dy pasime bashke jane te veshtira per t’u lidhur. Keshtu Ekuadori zbavitet dhe luan shpejt, aq sa Valencia gjen edhe golin e dyte personal. Praktikisht, show i gjithi per sulmuesin e Fenerbahces ne Doha, ku ka shenuar 3 gola nga te cilat njeri iu anulua…

E teksa Ekuadori duket mbizoterues dhe dominues, natyrisht ka edhe ngacmime. Ne fakt, ka ndodhur mes nje tifozi te Ekuadorit dhe nje tifozi te Katarit qe ndodheshin ne te njejten tribune. Ky Boteror eshte akuzuar se eshte blere me para dhe pikerisht kete shenje ka bere tifozi i Ekuadorit kur eshte anuluar goli i Ekuadorit teksa me pas ka acaruar katariotin pas tij…

Shpërndaje në: