Lista e gjatë e futbollistëve të mëdhenj që mungojnë në Botërorin e Katarit si shkak i lëndimeve
Kampionati Botëror nis sot me fillim nga ora 17:00 me ndeshjen mes Katarit dhe Ekuadorit që zhvillohet në stadiumin “Al Bayt”.
Botërori këtë vit u përshkrua me shumë lëndime për futbollistët kyq te Kombëtaret e mëdha konkurrente në këtë kompeticion, shkruan Periskopi.
Në mesin e shumë futbollistëve të lënduar, listës i’u shtua së fundmi edhe fituesi i Topit të Artë, Karim Benzema
Kjo është lista e plotë e futbollistëve të cilët do t’i mungojnë turneut më të madh të futbollit shkaku i lëndimeve. Disa vështirë që do të mund të luajnë më në ndonjë Botëror.
Paul Pogba (Francë)
Pogba ishte ndër të parët që hyri në listë shkaku i një operimi të miniskusit në shtator.
N’golo Kante (Francë)
Mesfushori ka lënduar kofshën dhe është duke pritur për ta operuar atë.
Timo Werner (Gjermania)
Sulmuesi i RB Leipzig u lëndua në kyçin e këmbës gjatë fitores së skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve kundër Shakhtar Donetskit dhe pritet të mungojë tërë vitin 2022.
Reece James (Anglia)
Ai për momentin po vuan nga një lëndim në gju prej tetorit dhe refuzoi ftesën e Kombëtares së Anglisë.
Diogo Jota (Portugalia)
Sulmuesi do të mungojë në turne për shkak të lëndimit të kofshës që e pësoi në ndeshjen kundër Manchester City.
Pedro Neto (Portugalia)
Neto do të këtë një operacion në kyçin e këmbës kurse lëndimin e pësoi në ndeshjen kundër West Ham në tetor.
Boubacar Kamara (Francë)
Mesfushori ka lënduar ligamentet e gjurit në shtator, të cilat e ndaluan atë të paraqitet në Botëror.
Arthur Melo (Brazil)
Mesfushori ka pësuar një lëndim muskulor në ndeshjen kundër Rangers në tetor.
Scott Kennedy (Kanada)
Mbrojtësi kanadez ka një lëndm të komplikuar në shpatull që e pësoi gjatë një ndeshje në divizionin e dytë gjerman.
Jesus ‘Tecatito’ Corona (Meksikë)
Sulmuesi meksikan ka pësuar një frakturë në gjurin e tij të majtë dhe do t’i nënshtrohet operimit.
Giovani Lo Celso (Argjentinë)
Mesfushori ka një lëndim në kofshë që fatkeqësisht bën që të mungojë për skuadrën e tij.
Marco Reus (Gjermania)
Kapiteni i Dortmundit ka një lëndim në gju dhe nuk arriti që të rikuperohet tërësisht, duke bërë që ta humbasë Botërorin ashtu sikurse e humbi në Brazil më 2014.
Ben Chilwell (Angli)
Ai përballet me një lëndim në kofshë, tepër të rëndë, që e la atë jashtë Botërorit.
Prensel Kimpembe (Francë)
Futbollisti i PSG-së ka një lëndim në kofshë që bëri që ai mos të ftohet nga Franca.
Yuta Nakayama (Japoni)
Nuk mund të luaj për shkak të lëndimit të thembrës së Akilit.
Amine Harit (Marok)
Sulmuesi i Marokos ka pësuar lëndim në gju gjatë ndeshjes kundër AS Monako.
Sadio Mane (Senegal)
Sadio Mane është ende jashtë skuadrës së Senegalit ku u lëndua gjatë një ndeshje në Bundesligë me Bayern Munchen.
Christopher Nkuku (Francë)
Sulmuesi ende është pjesë e skuadrës së Francës në Botëror, por pësoi një lëndim në kyçin e këmbës së majtë gjatë stërvitjeve.
Jose Gaya (Spanjë)
Futbollisti spanjoll ka pësuar një lëndim në gju gjatë stërvitjeve.
Karim Benzema (Francë)
Befasia e fundit erdhi për sulmuesin e Real Madridit dhe fituesin e Topit të Artë, Karim Benzema që pësoi lëndim gjatë një stërvitje shumë pranë Botërorit.