La Parisien: Karim Benzema humbet Botërorin

La Parisien: Karim Benzema humbet Botërorin

Pasi ndërpreu në gjysmë seancën e tij stërvitore gjatë stërvitjeve kolektive me Blutë e Francës këtë të shtunë, sulmuesi i Real Madridit duket se do ta humbasë këtë Botëror. Ai ka pësuar një çarje në kofshën e këmbës së majtë të tij

Kjo padyshim është një goditje e madhe për Kombëtaren franceze. Fituesi i Topit të Artë kishte filluar stërvitjen kolektive me shokët e tij të skuadrës tri ditë para se Franca të luajë kundër Australisë në Katari 2022. Siç shkruan, La Parisien, Karim Benzema ishte serish viktimë e një dëmtimi muskulor dhe nuk mundi ta përfundonte stërvitjen që organizoi Didier Deschamps këtë të shtunë.

Në fund, analizat mjekësore nuk janë të mira. Pas ekzaminimeve mjekësore në spitalin Aspetar, klinikë mjekësore në Doha, francezi duhet të largohet nga Botërori, sipas një burimi të afërt me Les Blues të medias franceze. Ky do të jetë një zhgënjim i madh për 34 vjeçarin (që ka 97 paraqitje për Francën dhe ka shënuar 37 gola), i cili kishte mundësinë të luante Botërorin e tij të dytë me Francën pas atij më 2014.

Këtë sezon, kapiteni i Real Madridit ka humbur shumë ndeshje për shkak të një lëndimi në kofshë, ku ka pas disa herë çarje të muskujve. Edhe Real Madridi e ka kursyer Benzemën nga paraqitjet e tij kundër Raya Vallecano dhe Cadizit. Fituesi i Topit të Artë për këtë vit prej që ka shkuar në Doha ka stërvitur ndaras me Les Blues.

Ndryshe, Didier Deschamps mund ta zëvendësojë atë deri një ditë para ndeshjes së parë të Botërorit, deri të martën në ora 20:00.

Shpërndaje në: