Barcelona vendos rekord të jashtëzakonshëm, 17 lojtarë nga ky klub luajnë në Kupën e Botës
Barcelona u bë klubi i parë që dërgoi 17 lojtarë në një turne të Kupës së Botës.
Me dëmtimin e Jose Gaya (Valencia), trajneri spanjoll Luis Enrique u detyrua të thërriste një mbrojtës të ri për të zënë vendin e tij, i zgjedhuri ishte Alejandro Balde. Anësori i ri i Barcelonës u bë futbollisti i 17-të i katalanasve që fluturoi në Katar.
Balde i bashkohet kombëtares spanjolle së bashku me shtatë lojtarët e tjerë spanjollë që luajnë për Barçën (Jordi Alba, Ansu Fati, Busquets, Pedri, Gavi, Ferrán Torres dhe Eric Garcia). Ter Stegen (Gjermani), Andreas Christensen (Danimarkë), Jules Koundé, Ousmane Dembélé (Francë), Raphinha (Brazil), Ronald Araujo (Uruguay), Lewandowski (Poloni), Frenkie de Jong dhe Memphis Depay (Holandë) kompletojnë grupin.