Kush është lojtari më i ri që do të luajë në Kupën e Botës e që vëllai i tij paraqitet për Ferizajin në Superligë?

Kush është lojtari më i ri që do të luajë në Kupën e Botës e që vëllai i tij paraqitet për  Ferizajin në Superligë?

Nesër dhe zyrtarisht fillon Kupa e Botës, Katari 2022.

Tashmë gjitha Kombëtaret kanë arritur në Katar dhe janë akomoduar para ndeshjeve të mëdha që i presin, shkruna Periskopi.

Në mesin e Kombëtareve të mëdha pjesëmarrëse për këtë botëror është edhe Gjermania.

Kështu, Kombëtarja gjermane do të përfaqësohet nga 7 lojtarë të Bayernit, por do të mbajë rekordin për lojtarin më të ri të këtij Botërori e që bëhet fjalë për sulmuesin e Dortmundit, Youssoufa Moukoko i cili është vetëm 17 vjet e 363 ditë.

Por e veçanta e gjithë kësaj është se Moukoko e ka vëllain, Borel Moukoko i cili luan për skuadrën nga Superliga e Kosovës në futboll, Ferizajin.

Borel ka firmosur me Ferizajn me 31 gusht të vitit 2022 është 22 vjeçar dhe luan mbrojtës i majtë.

Ai këtë sezon ka zhvilluar 18 ndeshje me Ferizajn në Superligë.

Ndryshe, Kupa e Botës përfundon me finalen e madhe të 18 dhjetorit./Periskopi/

Shpërndaje në: