Çfarë duhet të dini për Katarin, vendin organizator të Kupës së Botës

Çfarë duhet të dini për Katarin, vendin organizator të Kupës së Botës

Gara më e madhe e futbollit do të fillojë të luhet për herë të parë në Lindjen e Mesme të dielën. Gazeta presigjioze angleze The Guardian ka bërë një përmbledhje të shkurtër mbi vendin organizator të turneut, përcjell Periskopi.

Ku ndodhet Katari dhe si duket?

Katari është një monarki e vogël ku jetojnë 2.7 milionë banorë, prej të cilëve 300 mijë janë autoktonë dhe pjesa tjetër janë të ardhur. Katari ndodhet në Gjirin Persik dhe ka kufij tokësor vetëm me Arabinë Saudite. I gjithë vendi është sa 10 herë madhësia e New York-ut dhe të gjitha takimet do luhen në tetë stadiume në një hapësirë të ngushtë përreth kryeqytetit Doha.

Kush e udhëheq Katarin dhe si i fiton të ardhurat?

Sheiku i shkolluar në Britani të Madhe, Tamim bin-Hamad al-Thani trashëgoi pushtetin nga babai i tij rreth një dekadë më parë dhe ai kontrollon pothuajse të gjitha sferat e Qeverisë. Dikur një nga shtetet më të varfëra të Gjirit, Katari tani është kthyer për të qenë një nga vendet më të pasura në botë për kokë banori falë naftës dhe gazit.

Cili është roli i tij në gjeopolitikë?

Katari ka “dyer të hapura” në politikën e tij të jashtme në të cilën flitet për të gjitha grupet politike, e cila tregon se pse ky vend ka pasur rol ndërmjetësues, për shembull, në mes talibanëve dhe Shteteteve të Bashkuara. Por mbështetja e Katarit për grupet islamike, siç janë Vëllazëria Muslimane dhe Hamas në Gaza, ka nxitur përçarje serioze me fqinjët e tij.

Në qershor të vitit 2017, Egjipti, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejn kishin ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin. Roli i Arabisë Saudite, në veçanti, nënkuptonte se Katari në mënyrë efektive ishte shkyçur nga pjesa tjetër e botës. Bllokada u largua vitin e kaluar.

Për çka është i njohur Katari?

Shteti i vogël ka një influencë jashtësipërfaqësore përgjatë rajonit dhe në sferën globale për shkak të lansimit të ndikimit pan-arab në vitin 2006 dhe transmetuesit ndërkombëtar Al Jazeera.

Teksa është gjysmë nën pronësi të shtetit- dhe që shmang kritikat ndaj monarkisë së Katarit- Al Jazeera ka ruajtur një nivel të pavarësisë në raportimet e saj, duke u bërë një burim kyç i lajmeve të fundit përgjatë Lindjes së Mesme, veçanërisht përgjatë trazirave në Pranverën Arabe që shpërtheu në vitin 2011.

Diktatorët në afërsi të rajonit e përbuzin Al Jazeera-n, e cila ka raportuar nga afër mbi lëvizjet pro-demokracisë dhe trazirat islamiste. Ata akuzojnë Katarin për përdorimin e kanalit për nxitjen e trazirave.

Pse është kaq kontraverse kjo garë?

Gjërësisht, edhe pse jo ekskluzivisht, argumentet kryesore të bëra kundër organizimit të garës në Katar janë për shkak të:

Të drejtave e punëtorëve

Roli i numrit të madh të migrantëve punëtorë i Katarit- shpesh prej Azisë jugore dhe lindore- në industrinë vendore të ndërtimit ka dominuar diskutimet. Një hetim i The Guardian në vitin 2019 gjeti se qindra punëtorë kishin punuar deri në vdekje në temperatura përvëluese deri në 45 gradë celsius deri në 10 orë gjatë ndërrimit, gjashtë ditë në javë. Shumë punëtorë jetonin në konvikte të mbipopulluara dhe në gjendje të rënduar, dhe disa prej tyre të intervistuar thanë se ata pagueshin përfërsisht 1 euro për një orë.

Duke iu përgjigjur kritikave, Katari shpalli pagën minimale dhe shfuqizoi sistemin abuziv kafala, sistem nën të cilin punëtorët nuk lejoheshin ta ndërronin punën dhe që ishin efektivisht të kontrolluar nga punëdhënësi i tyre. Sidoqoftë, Amnesty International në tetor tha se abuzimet me të drejtat e njeriut “janë të një shkalle të madhe”.

Të drejtat e komunitetit LGBTQ+

Katari dënon me burgosje aktivitetet në mes gjinive të njejta dhe vendi radhitet shumë dobët në vlerësimet mbi të drejtat për LGBTQ+, madje edhe sipas standarteve rajonale.

Në muajin e fundit, Human Rights Watch publikoi një raport duke dokumentar atë që pretendoi se ishte një aksion politik “arbitrar” kundër banorëve LGBTQ+ në Katar. Një zyrtar tha se pretendimet “përmbanin një informacion që është kategorikisht dhe krejtësisht i pavërtetë”, pa saktësuar më shumë.

Kriza klimatike

Fillimisht Katari propozi ta organizonte garën gjatë verës, kur mesatarja e temperaturave arrinte deri në 36 gradë dhe ndonjëherë deri në 50 gradë celsius, edhe pse FIFA në vitin 2015 kishte konfirmuar se një garë e tillë do të mbahej gjatë dimrit.

Vendi ka premtuar “Botërorin e parë në histori me karbon-neutral” me dizajnin “kompakt” duke nënkuptuar më pak emetim të karbonit. Por shqetësimet janë shprehur mbi përdorimin e kondicionerëve të ajrit në stadium dhe të qindra e mijërave litrave të ujit të destiluar që nevojitet për t’i mbajtur fushat të freskëta dhe të gjelbra.

Korrupsioni

Nuk ka dëshmi për të lidhur vet Katarin në çfarëdo lloj forme të korrupsionit sa i përket pranimit me sukses të ofertës së tyre për Kupën e Botës, por tani kanë kaluar 12 vjet që kur u shpall vendi mikëpritës dhe dyshimet ende po qarkullojnë se si një vend që kurrë nuk është kualifikuar për garën t’i fitojë të drejtat për ta organizuar atë. Në vend të kësaj, vëmendja është drejtuar drejt 22 anëtarëve të komitetit ekzekutiv të FIFA-s gjatë asaj kohe, 16 prej të cilëve kanë qenë të përfshirë ose të hetuar mbi një lloj forme të korrupsionit të dyshuar ose të praktikës së keqe.

Më herët gjatë këtij muaji ish-presidenti  FIFA-s, Sepp Blatter, pretendoi se gara iu ishte mundësuar shteti të Gjirit për shkak të veprimeve të ish-presidentit të UEFA-s, Michel Platini, nën presion të presidentit të atëhershëm të Francës, Nicolas Sarkozy. Platini, një ish lojtar i Francës, e pranoi se kishte ndodhur një takim me Sarkozyn, por mohon se votat e tij ishin të ndikuara. Sarkozy paraprakisht kishte zgjedhur të mos komentonte ndaj këtyre pretendimeve. /Periskopi/

Shpërndaje në: