Tifozët e Argjentinës ‘shpërthejnë’ – Fyejnë Mbappen dhe Francën në baza raciste dhe transfobike

Tifozët e Argjentinës ‘shpërthejnë’ – Fyejnë Mbappen dhe Francën në baza raciste dhe transfobike

Një grup tifozësh të Argjentinës në Katar për Kupën e Botës kanë kënduar këngë raciste dhe transfobike ndaj skuadrës franceze dhe yllit Kylian Mbappe, drejtpërdrejt në televizion.

Mbështetësit, të veshur me fanella të Argjentinës, iu kërkua të këndonin teksa po intervistoheshin në TyC Sports, një nga kanalet kryesore sportive në vendin e tyre.

Tifozët kënduan duke thënë se lojtarët e Francës ishin “të gjithë nga Angola” dhe brohorisnin “ata q**** transvestitë, si Mbappe”, në një referencë të dukshme për romancën e raportuar të yllit të PSG-së me modelen transgjinore Ines Rau.

Gazetari që zhvilloi intervistën me grupin e tifozëve të Argjentinës më pas u kërkoi atyre të ndalojnë – por vetëm pasi të dy këngët nënçmuese janë transmetuar, me sa duket të plota, raporton DailyMail.

Ai përfundimisht u largua nga mbështetësit dhe i etiketoi këngët si “të censuruara”.

Shpërndaje në: