Kombëtarja e Anglisë zhvillon një ndeshje miqësore me punëtorët që ndërtuan stadiumet e Kupës së Botës
Tashmë Kombëtarja e Anglisë ndodhet në Katar para fillimit të Kupës së Botës 2022.
Djelmoshat e Southgate janë akomoduar në Doha të Katarit dhe po presin fillimin e Botërorit me 20 nëtor për të filluar këtë garë të madhe, shkruan Periskopi.
Por e veçanta e grupit të anglisë nga gjitha Kombëtaret e tjera pjesmarrëse është se ata kanë zhvilluar një ndeshje miqësore për disa minuta me punëtorët migrantë që kanë ndërtuar stadiumet në Katar.
Gareth Southgate and his players welcomed a group of migrant workers to England's training base in Qatar 🤝🇶🇦 pic.twitter.com/qCMTJ4iHXR
— MailOnline Sport (@MailSport) November 17, 2022
Kujtojmë se Qeveria e Katarit është kritikuar ashpër për trajtimin e puntorëve migrantë në vendin e tyre, ku thuhet se ata u keqtrajtuan dhe 6,500 persona kanë vdekur në vendin e punës midis vitit 2010 dhe 2020.
Punëtorët që gjetën vdekjen në vendin e punës në Katar ishin kryesisht nga India, Bangladeshi, Pakistani, Sri Lanka dhe Nepali./Periskopi/
Kupa e Botës ‘Katari 2022’ po vjen: Vdekjet e punëtorëve në vendin e punës dhe ‘frika LGBT’