Zyrtare: Barcelona do të apelojë ndaj dënimit me tre ndeshje të Lewandowskit
Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht se planifikon të apelojë kundër dënimit me tre ndeshje që i është dhënë sulmuesit, Robert Lewandowski.
34-vjeçari mësoi fatin e tij më herët gjatë ditës së sotme pasi u përjashtua kundër Osasuna në atë që ishte ndeshja e fundit e katalanasve në La Liga para Kupës së Botës.
Komiteti i Garave shtoi një pezullim shtesë prej dy ndeshjesh për shkak të gjestit që bëri gjatë daljes nga fusha pasi iu dha kartoni i kuq.Kapiteni i Polonisë kishte sqaruar se gjesti nuk ishte drejtuar drejt arbitrit apo gjyqtarit të katërt, por ishte ai që komunikonte me menaxherin e Barcelonës, Xavi Hernandez.