U ndëshkua me karton të kuq, La Liga jep dënimin final për Lewandowskin

U ndëshkua me karton të kuq, La Liga jep dënimin final për Lewandowskin

Robert Lewandowski ka mësuar dënimin për përjashtimin në ndeshjen kundër Osasuna-s të luajtur më 8 nëntor, e fundit para pushimit për Botërorin 2022.

Sulmuesi polak u pezullua për tre ndeshje: një për shkak të kartonit të kuq dhe dy për shkak të gjesteve të tij pas përjashtimit.

Gjyqtari Gil Manzano shkroi në raportin e ndeshjes: “Ndërsa u largua jashtë fushës pas përjashtimit, lojtari bëri dy herë një gjest mosmiratues ndaj gjyqtarit.

Pavarësisht se Barcelona është në gjendje të apelojë vendimin, Lewandowski është kështu jashtë tre angazhimeve të ardhshme të skuadrës katalanas në rifillimin e La Ligës, kundër Espanyol, Atletico Madrid dhe Getafe.

Përveç sulmuesit polak, në atë ndeshje ishte përjashtuar edhe Pique, ku Liga vendosi për një pezullim me katër ndeshje për mbrojtësin spanjoll, i cili tashmë ka shpallur fundin e karrierës së tij.

Shpërndaje në: