Zyrtare: Ndeshja mes Yllit dhe Tiranës nuk do të zhvillohet
Ndeshja e paraparë që të zhvillohet nesër, mes Golden Eagle Yllit dhe Tiranë, nuk do të zhvillohet.
Klubi i Yllit ka njoftuar këtë të martë për anulimin e kësaj ndeshjeje.
Në njoftimin e klubit thuhet se kjo ndeshje nuk do të zhvillohet për shkaqe organizative.
Kjo ndeshje i takon javës së parë në Ligën Unike.
Ndeshja ishte e paraparë për t’u zhvilluar në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.
Mbetet të shihet nëse kjo ndeshje do të zhvillohet në një termin tjetër, apo është anuluar krejtësisht.