Kosova zhvilloi stërvitjen e fundit, gati për miqësoren me Armeninë

Kosova zhvilloi stërvitjen e fundit, gati për miqësoren me Armeninë

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar seancën stërvitore në prag të ndeshjes së nesërme miqësore kundër Armenisë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 18:00.

Tekniku francez ka në dispozicion 22 lojtarë për dy miqësoret e kësaj jave, me një listë të përbërë kryesisht me futbollistë të rinj.

Përveç Armenisë, Kosova do të luajë miqësore edhe Ishujt Faroe. Kjo ndeshje gjithashtu do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”, të shtunën.

Shpërndaje në: