Tahir Batatina kalon në Inicim disiplinor pas akuzave të bëra ndaj gjyqtarit kryesor të takimit ndaj Gjilanit
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Komisioni i Garave ka vendosur për Inicim disiplinor ndaj trajnerit të Llapit, Tahir Batatina.
Kjo për shkak të disa komenteve të tij lidhur me ndeshjen Llapi-Gjilani dhe akuza të forta drejtuar gjyqtarit të takimit.
“Kryetrajnerit të FC ”Llapi”, Tahir Batatina nr ID 001144M77. Motivi: Në prononcimin për media pas përfundimit të ndeshjes Llapi – Gjilani, akuzoi gjyqtarin kryesor dhe organet e FFK-së për epilogun përfundimtar të ndeshjes. Sipas xhirimit televiziv”, ka shkruar FFK.
Ndeshja Llapi-Gjilani u fitua nga gjilanasit me rezultat 0-1.