Kapiteni i Francës për shkeljet e raportuara në Katar: Neve na intereson fusha, jemi atletë dhe jo politikanë

Kapiteni i Francës  për shkeljet e raportuara në Katar: Neve na intereson fusha, jemi atletë dhe jo politikanë

Kupa e Botës është vetëm pak ditë larg teksa të dielën starton eventi më i rëndësishëm futbollistik.

Por, sa më shumë afrohet eventi, aq më të larta dhe “ulëritëse” bëhen zërat për vendin organizator Katarin, që cilësohet si një shtet që shkel të drejtat e njeriut, për më tepër që gjatë ndërtimit të stadiumeve shumë punonjës humbën jetën pasi punuan pa kushtet e duhura të sigurisë.

Shpeshherë në kauzën që po ndjekin tifozët për të bojkotuar apo protestuar në Katar, janë ftuar edhe ata protagonistët kryesorë, lojtarët. Mirëpo, së fundmi, kapiteni i Francës, Hugo Lloris është shprehur mbi këtë temë duke theksuar se futbollistët janë atletë dhe jo politikanë.

“Po ushtrohet shumë presion mbi lojtarët, nëse do të duhej që ata të bënin presion në këtë rast, atëherë diçka e tillë duhej të kishte filluar që dhjetë vite më parë. Tani është shumë vonë. Lojtarët kanë përpara një mundësi që iu paraqitet një herë në katër vite dhe fokusi i tyre kryesor është fusha.

Pjesa tjetër është politikë dhe iu takon politikanëve të merren, ne jemi atletë”, u shpreh Lloris./ss

Shpërndaje në: