A ka kohë shtesë dhe penallti në Kupën e Botës, Katari 2022?

A ka kohë shtesë dhe penallti në Kupën e Botës, Katari 2022?

Ndonjehere 90 minutat nuk mjaftojne per te ndare dy skuadra, me kohe shtese dhe penallti qe kerkohen shpesh per te percaktuar nje fitues.

Koha shtesë përbëhet nga një gjysmë ore tjetër pas fishkëllimës së fundit për të dyja palët për të fituar ndeshjen, përcjellë Periskopi.

Penalltitë nevojiten kur rezultatet janë ende të barabarta pas kohës shtesë, me to vendoset edhe fituesi i takimit.

A ka kohë shtesë dhe penallti në Kupën e Botës?

Gjatë fazës së grupeve të këtij kompeticioni, koha shtesë dhe penalltitë nuk përdoren.

Nëse rezultati është i barabartë kur fryhet bilbili i fundit, një pikë i jepet të dyja palëve.

Megjithatë, që nga faza e eliminimit e më tej, skuadrat eliminohen dhe për këtë arsye mund të kërkohen kohë shtesë dhe penallti.

66 ndeshje kanë kaluar në kohë shtesë në historinë e turneut, ku 30 prej tyre çuan në ekzekutimin e penalltive.

Gjatë Kupave të Botës 1998 dhe 2002, rregulli i ‘golit të artë’ ishte në fuqi, që do të thotë se skuadra e parë që do të shënonte në kohën shtesë e para fitonte takimin.

Formati normal u rikthye në 2006 dhe ka qenë në fuqi që atëherë./Periskopi/

Shpërndaje në: