​Vdes ish-futbollisti i Prishtinës dhe Lirisë

​Vdes ish-futbollisti i Prishtinës dhe Lirisë

Është ndarë nga jeta ish-futbollisti i njohur kosovar Sokol Hadri

Kontributi i Hadrit për futbollin kosovar ka qenë i jashtëzakonshëm. Ai ishte pjesë e gjeneratës së futbollistëve të cilët lanë gjurmë të pashlyeshme dhe e ndihmuan futbollin e Kosovës të marrë hov të madh të zhvillimit në vitet 70-ta e 80-ta.

Si një mbrojtës korpulent, Sokoli u shqua për vendosmëri, por edhe për korrektësi maksimale në fushën e gjelbër.

Karrierën e filloi në skuadrën e Lirisë, aty ku e dha edhe kontributin e tij më të madh dhe e përmbylli karrierën në vitin 1985, teksa me plotë sukses luajti edhe për ish-Buduçnostin e Pejës (Besën e tanishme) dhe për Prishtinën.

Me paraqitjet e tij la gjurmë në futbollin e Kosovës, duke u shndërruar në model për shumë breza të rinj prizrenas dhe jo vetëm.

Sokoli edhe pas përfundimit të karrierës nuk iu nda asnjëherë futbollit, teksa për një periudhë ishte edhe kryetar i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prizrenit, ku me përvojën dhe dashurinë e tij për futbollin nxiti zhvillimin e talenteve të kësaj treve.

Shpërndaje në: