Messi: Guardiola i bëri ‘shumë dëm’ futbollit, pasi me metodat e tij kjo lojë dukej e thjeshtë
Lionel Messi tregon sesi Pep Guardiola i bëri ‘shumë dëm’ futbollit në një intervistë magjepsëse dhe të rrallë që jemi mësuar ta shohim atë.
Dyshja punuan së bashku në Barcelonë midis viteve 2008 dhe 2012, duke fituar tre tituj të La Ligas dhe dy Liga të Kampionëve, përcjellë Periskopi.
Guardiola pati një ndikim masiv në karrierën e Messit dhe futbollin modern në përgjithësi. Kjo pasi shumë trajner u mundua të aplikonin metodat e tij.
Pak ishin aq të suksesshëm sa Guardiola, i cili ka fituar tituj të ligës me Bayern Munich dhe Manchester City.
Messi beson se ajo që Barcelona ishte në gjendje të arrinte në ato katër vite i bëri metodat e spanjollit ‘të dukeshin të thjeshta’. Si rezultat, të gjithë u përpoqën të kishin qendërmbrojtës që luanin nga prapa ose mbrojtës të krahut që hynin në mesfushë.
Gjatë një interviste të rrallë me Movistar Plus, superylli i Paris Saint-Germain tha: “Guardiola i bëri shumë dëm futbollit. Dukej kaq e thjeshtë dhe e lehtë sa të gjithë donin të kopjonin stilin e tij”.
Kur u pyet nëse Guardiola ishte trajneri më i mirë që ka pasur ndonjëherë, shtatë herë fituesi i Topit të Artë, Messi pranoi: “Pa dyshim që po, Guardiola është i veçantë, në mënyrë të veçantë mënyra se si e sheh çdo ndeshje, përgatitjen për të dhe si komunikon ( strategjia) për ne.”
Intervista e plotë e Messit me Movistar do të përfundojë të hënën në përgatitjen e Kupës së Botës që do të nisë më 20 nëntor.
35-vjeçari do të jetë kapiten i skuadrës së Argjentinës së Lionel Scaloni në Katar me La Albiceleste në një seri të bujshme prej 35 ndeshjesh të pamposhtur./Periskopi/