Java e 17’të në Superligë: Kush fitoi e kush humbi, tabela dhe deklaratat e trajnerëve

Java e 17’të në Superligë: Kush fitoi e kush humbi, tabela dhe deklaratat e trajnerëve

Kanë përfunduar tri ndeshjet e radhës të xhiros së 17’të Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja e parë ishte ajo mes Llapit dhe Gjilanit që u mbyll me rezultatin 0:1, shkruan Periskopi.

Me këtë fitore Gjilani ka përmirësuar rënditjen në tabelë, ku ndodhet në vendin e tretë me 27 pikë, e Llapi i Batatinës mbetet në pozitën e shtatë me 9 pikë.

Ndeshja e dytë që filloi me pot ë njëjtin orar si takimi i parë nga ora 13:00 ishte ajo mes Dritës dhe Malishevës.

Skuadra e Dritës fitoi në këtë duel me rezultatin 3:1, duke vazhduar kështu fuqishëm garën për titullin kampion, pasi aktualisht ka paketuar 35 pikë, pesë më shumë se FC Ballkani që ndodhet në vendin e dytë.

Ndërkaq, Malisheva mbetet në vendin e tetë me 18 pikë.

Ndeshja e fundit jo për nga rëndësia por nga rënditja ishte ajo me Ballkanit dhe Ferizaj, duel ky që u fitua nga kampioni në fuqi i Superligës me rezultatin final në 2:0.

Me këtë fitore Ballkani shkon në kotën e 30 pikëve dhe ka vendin e dytë, kurse Ferizaj është në vendin e fundit me 12 pikë.

Më poshtë mund të shikoni rënditjen e skuadrave në tabelë pas xhiros së 17’të:

Deklaratat e trajnerëve pas ndeshjeve:

Tahir Batatina trajner i KF Llapit:

Trajneri Batatina ka folur për media pas ndeshjes që humbi ndaj Gjilanit, ai u drejtua me akuza të rënda drejtë gjyqtarit të takimit, Visar Kastratit.

“Tri penallti nuk u akorduan për ne, këtë fitore e merr Visar Kastrati dhe jo Gjilani. Djemtë bën maksimumin. Nëse të paktën njëra nga tre rastet nuk ishin penallti atëherë unë e lë punën si trajner. Visari nuk është dashtë të delegohet në këtë ndeshje”, tha fillimisht ai.

“Edhe 50 herë me shiku ndeshjen nuk e ndryshojë mendimin, e kam pa lojën me qetësi e kam pa prej fillimit qëllimin. Urime Visarit tre pikë. Nuk e di ku është problemi te ai”, përfundoi Batatina.

Zekrija Ramadani trajner i SC Gjilanit:

Kurse trajneri i Gjilanit, Zekrija Ramadani tha se tre pikë ndaj Llapit ishin të meritura, sipas tij lojtarët lujatën sikur të ishte finale.

“Para ndeshjes iu thash lojtarëve ta trajtonin ndeshjen si finale. Ne kemi vendos një objektiv para vetës që ta përfundojmë këtë gjysmë sezon në vendin e tretë. Llapi na futi në vështirësi, por u mbrojtëm mirë. Pikët janë të merituara nga ne”, tha Ramadani./Periskopi/

Shpërndaje në: