Dy përballje interesante për sot në Superligë, vëmendja në Gjakovë e Prizren
Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon edhe këtë diel me ndeshjet e javës së dhjetë.
Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen dy ndeshje, të cilat pritet të jenë mjaft interesante.
Fillimisht, nga ora 17:00, në palestrën sportive “Shani Nushi”, Vëllaznimi do të përballet me Sigal Prishtinën.
“Kuqezinjtë” kanë regjistruar deri më tani katër fitore e pesë humbje, kurse ajo prishtinase pesë fitore e katër humbje.
Nga ora 19:00, në “Sezai Surroi” do të zhvillohet derbi i rivalëve lokal, Ponte Prizrenit dhe Bashkimit.
Ponte ka tri fitore e katër humbje, kurse Bashkimi tri fitore e gjashtë humbje.
Kujtojmë se me këto dy ndeshje edhe do të mbyllet java e dhjetë, pasi ndeshja që i takon kësaj jave, mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës, do të regjistrohet nga Liga Unike.