Publikohet lista e të fturave për miqësoret kundër Armenisë dhe Ishujve Faroe
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, ka publikuar listën e futbollistëve për dy miqësoret e këtij muaji, kundër Armenisë, më 16 nëntor dhe kundër Ishujve Faroe, më 19 nëntor.
Për këto dy miqësore Giresse është përqendruar kryesisht në emra të rinj.
Këtu është përfshirë edhe sulmuesi Mirlind Daku që po kalon formë të mirë në Slloveni te skuadra Mura.
Stërvitja e parë e Dardanëve është paraparë të mbahet, të hënën, në orën 18:30, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.