Çfarë mund dhe duhet të hamë pas palestrës?
Si fillim duhet të keni shumë të qartë qëllimin tuaj. Shkoni në palestër për të rënë nga pesha? Për të shtuar peshë? Për të fituar masë muskulare?
Pas kësaj mund të shihni ushqimet e duhura që do t’ju ndihmonin në arritjen e objektivave. Të konsumosh ushqimet e duhura pas palestre është po aq e rëndësishme sa të konsumosh një vakt para saj.
Pas aktivitetit fizik, sa më shumë të hani nutrientët e duhur aq më shpejt do ta ndihmoni trupin të shkojë aty ku duhet. Eshtë shumë e rëndësishme të konsumoni karbohidrate dhe proteina pas palestre, sidomos nëse po kërkoni masë muskulore.
Si proteinat, ashtu dhe karbohidratet dhe yndyrnat e shëndetshme duhet të jenë në masën dhe kombinimin e duhur.
Proteinat ndihmojnë në ndërtimin dhe forcimin e muskujve, kurse karbohidratet ndihmojnë trupin ta marrë veten pas lodhjes fizike dhe t’ju furnizojnë sërish me energji.
E rëndësishme është koha kur hani
Përpiquni të mos konsumoni ushqim menjëherë pas palestre. Kur ushtroheni në mënyrë të qëndrueshme, është një lloj procesi në vazhdim. Idealja do të ishte pas 1 ore pushim dhe të konsumoni vakte të vogla proteinike çdo 3-4 orë.
Një listë me ushqime që mund të konsumoni:
-Patate të ëmbla
-Qumësht
-Kuinoa dhe drithëra të tjera
-Fruta si banania, kivi, ananas
-oriz
-tërshërë
-patate
-vezë
-kos
-Peshk ton
-avokado
-fruta të thata
-fara
-Miks frutash, drithra, kosi
*Mos harroni të konsumoni shumë ujë pas stërvitjes dhe para saj.