Portugali publikon listën e futbollistëve të ftuar për botërorin “Qatar 2022”
Ylli i Milanit, Rafael Leao dhe portieri i Romës Rui Patricio janë disa nga emrat që janë ftuar nga Portugalia për Botërorin e Katarit. Listës i prin ylli i United dhe fituesi i pesë topave të artë, Cristiano Ronaldo
Portugalia është në Grupin H të kësaj gare kurse ndeshjen e parë do ta luajnë kundër Ganës më 24 nëntor, pastaj Uruguait më 28 nëntor dhe me Korenë e Jugut më 2 dhjetor.
Siç pritej, sulmuesi i Milanit, lojtari më i mirë i vitit në Serie A, Rafael Leao është përfshirë në këtë listë, ashtu si portieri i Romës Rui Patricio.
Mbrojtësi i majtë i Napolit, Mario Rui nuk është ftuar ashtu sikurse sulmuesi i Udineses, Beto, pavarësisht se ishte në listën e gjërë prej 55 lojtarëve.
Mario Rui ishte menduar që ta marrë ftesën për Kombëtare, duke marrë parasysh që Napoli janë të parët edhe në grupin e Serie A dhe po ashtu kanë fituar grupin e tyre të Ligës së Kampionëve.
31 vjeçari ka vetëm 12 paraqitje seniore për Portugalinë, por ka qenë në formë të mrekullueshme pasi që ka bërë gjashtë asiste në 14 ndeshje.
Të ftuar të tjerë janë edhe: Joao Mario, Bruno Fernandes, Diogo Dalot, Joao Cancelo, Andre Silva, etj.