Happy Birthday: Komenti epik i Shpejtim Bulliqit te Barack Obama për Michellen është ende aty
Pas publikimit të lajmit se Shpejtim Bulliqit i është shtyrë vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është rikthyer komenti i tij i lezetshëm por edhe tejet i famshëm e paksa edhe qesharak i Bulliqit për ditëlindjen e ish-zonjës së parë Michelle Obama.
(Komenti i bukur: shikuar për herë te fundit, sot, 10 nëntor 2022)
Në statusin që Presidenti Obama, kishte shkruar për gruan e tij, kryetari i Podujevës zoti Shpejtim Bulliqi kishte shkruar: Happy Birthday (Gëzuar ditëlindjen).
Kujtojmë se disa eksponentëve të Vetëvendosjes: ministra, kryetarë komunash, iu ‘janë shtyrë’ vizitat e parapara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
*Ky lajm është menduar për në rubrikën fun.