Asgjë nuk ka përfunduar për Manen – Ai mund të jetë i gatshëm për Kupën e Botës

Asgjë nuk ka përfunduar për Manen – Ai mund të jetë i gatshëm për Kupën e Botës

Sadio Mane është lënduar në duelin ndaj Werder Bremenit në Bundesligë.

Sulmuesi I Bayernit u lëndua në inutën e 20’të të takimit, gjë që ngjalli shqetësime se ai tashmë e kishte humbur edhe Kupën e Botës, shkruan Periskopi.

Por me një deklaratë të lëshuar nga klubi i Bayernit thuhej se mjekët po e shikojnë gjendjen e Manes dhe shpresonin në rikthimin e tij para Kupës së Botës.

E si duket ende ka shpresë për Manen, dhe sipas raportimeve të fundit ai mund ta kalojë lëndimin para fillimit të Botërorit.

Kujtojmë se Kupa e Botës fillon me 20 nëntor dhe përfundon me finalen e madhe të 18 dhejtorit./Periskopi/

Shpërndaje në: