Interi ‘shpartallon’ Bolognan – fiton me rezultat të thellë
Inter ka triumfuar në ndeshjen e sotme ndaj Bolognas.
Skuadra e Simone Inzaghit ka shpërthyer duke realizuar gjashtë gola në ndeshje.
Rezultati përfundimtar ishte 6 me 1, me mysafirët që ishin të parët në avantazh me golin e Orsolinit.
Megjithatë, futbollistët e Interit ishin më pas të pandalshëm, me Dzeko, Martinez, Calhanoglun dhe Gosens që shënuan nga një gol, kurse Dimarco realizoi dy të tilla.
Interi ngjitet tashmë në vendin e katërt me 27 pikë, 11 më pak se Napoli i vendit të parë.