Muzeu i Kosovës, me një program të pasur kulturorë për Pavarësinë e Kosovës
Këto aktivitete të organizuara nga ana e Muzeut të Kosovës, fillojnë nga ora 10:00 e ditës së 17 shkurtit dhe vazhdojnë deri në orën 22:00, shkruan KultPlus. Edhe Muzeu i Kosovës ka menduar të sjellë aktivitete të shumta me rastin e shënimit të përvjetorit të nëntë të Pavarësisë së Kosovës.Këto aktivitete që fillojnë qysh në mëngjesin e 17 shkurtit, përfshijë grupmosha të ndryshme për fëmijë, duke i përfshirë kështu të gjitha gjeneratat, si dhe në mbrëmje do të ketë diçka edhe për të rriturit.
Programi i Muzeut me këtë rast fillon nga ora 10:00 kur edhe do të bëhet regjistrimi i nxënësve pjesëmarrës në programet edukative: “ABC për Trashëgiminë Kulturore”- program ky që ju dedikohet fëmijëve të grupmoshave 5 deri 11 vjeç, si dhe regjistrimi në “Shkolla e Mozaikut”- për grupmoshat 12 deri 16 vjeç.
Ndërsa nga ora 10:30 deri në orën 12:00, fillon puna praktike në dy aktivitetet.
Vazhdimi i aktivitetit “Muzeu kreativ”, për fëmijët e grupmoshave 5 deri 11 vjeç si dhe vazhdimi i punës me mozaik për moshat 12 deri 16 vjeç, vjen nga ora 13:00 deri në orën 16:00.
Ndërsa në orën 19:00, bëhet hapja e ekspozitës “Ekzodi 99”, bashkëpunim mes Muzeut të Kosovës dhe Shoqatës për kthimin e shqiptarëve nga trojet e veta, me autor Asllan Krasniqi. / KultPlus.com