U lëndua Mane – Tifozët hapin një peticion për ta shtyrë Kampionatin Botëror

U lëndua Mane – Tifozët hapin një peticion për ta shtyrë Kampionatin Botëror

Sadio Mane është dëmtuar në ndeshjen e fundit që Bayern Munchen e zhvilloi kundër Werder Bremen në kuadër të Bundesligës gjermane

Lëndimi i Sadio Mane, i cili e lëndoi fibulën e djathtë dhe ende nuk dihet a do të jetë gati për të luajtur në Botërorin e Katarit, ka bërë që të aktivizohen fansat e tij në internet.

Për ta, të shohin një Botëror pa senegalezin do të jetë një Botëror i kotë. Pranda, ata kërkuan që të shtyhet ky turne.

Kështu ata krijuan një peticion ku bënë edhe shpjegimet e tyre se pse duhet të shtyhet ai.

“Lojtari më i mirë afrikan, Sadio Mané u lëndua, ndaj duhet ta shtyjmë Botërorin për të!”, shkruan autori. Tashmë peticioni është shkruar nga më shumë se 500 persona.

Ende nuk dihet saktë se a do të mund të luajë Mane në Botëror dhe ai do t’i nënshktrohet edhe disa testeve të dyta ku do të dihet përfundimisht për sa kohë do të jetë jashtë fushave.

Shpërndaje në: