Zyrtare: Skuadra e Shkëndijës e fiton takimin me rezultat 3:0 në tavolinë, Shkupi ndëshkohet për sjelljen e tifozëve
Skuadra e Shkëndijës ka kaluar dhe zyrtarisht në gjysmëfinale të Kupës së Maqednoisë së veriut.
Ekipi shqiptar ka kaluar tutje pas incidentit që tifozët e Shkupit sulmuan lojtarët e Shkëndijës gjatë ndeshjes së sotme në Çair, shkruan Periskopi.
Federata e Futbollit të Maqedonisë e ka regjistruar me rezultat zyrtar ndeshjen në të mirë të skuadrës nga Tetova.
Ndryshe ndeshja në Çair u ndërpre vetëm pas 9-të minutave lojë, kur Dashmir Elezi shënoi gol dhe bëri që situata të eskalojë me “Shvercerat” që nuk mund të përmbaheshin, duke sulmuar mysafurët nga Tetova.