A do të jetë në Kupën e Botës? Lajmërohet Bayerni për lëndimin e Sadio Manes
Sadio Mane ka pësuar një lëndim mbrëmë ndaj klubit të Werder Bremenit në Bundesligë.
Sadio Mane është larguar nga ndeshja në minutën e 20’të të takimit, pasi ndjeu një dhimbje të fortë në këmbë, shkruan Periskopi.
Ndonëse u tha se senegalezi do ta humbas Kupën e Botës që fillon me 20 nëntor, Bayerni ka dal me një lajmërim zyrtar për këtë.
Në njoftim thuhet se Mane do të mungojë në ndeshjen e radhës të Bayernit, por ekipi mjekësor do ta vërtetojë ditët në vijim se a do të jetë i gatshëm ai për Botërorin 2022./Periskopi/
Official Bayern statement on Sadio Mané 🚨🇸🇳 #WorldCup2022
“Sadio Mané has picked up an injury and he won’t be available for game against Schalke. Further tests will follow in the next few days — Bayern is in contact with the medical team of Senegalese Football Association”. pic.twitter.com/COCnDspx1n
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 9, 2022