Brazili publikon orarin e ndeshjes së parë – Takohet me Serbinë në Kupën e Botës
Brazili është Kombëtarja e parë që ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për Kupën e Botës.
Kur kanë mbetur edhe 12 ditë nga fillimi i Kupës së Botës në Katar, Brazili ka bërë të ditur emrat e 26 futbollistëve të përfshirë në listë, shkruan Periskopi.
Pas kësaj Brazili ka bërë të ditur edhe orarin e ndeshjes së parë që do ta zhvillojë ndaj Serbisë me 24 nëntor me fillim nga ora 16:00.
Brazili është në grup me Zvicrën, Serbinë dhe Kamerunin.
Më poshtë gjeni edhe orarin e plotë të ndeshjeve:
Kujtojmë se Kampionati Botëror fillon me 20 nëntor dhe përfundon me finalen e madhe të 18 dhjetorit./Periskopi/