Goditja e tmerrshme e boksierit që la në koma kundërshtarin – Pse nuk u ndalua meçi?
Boksieri, Aidos Yerbossynuly ka rënë në koma pasi ka pranuar një goditje brutale me nokaut nga kampioni i peshave të mesme në WBA, David Morrell.
Goditja erdhi në raundin e 12-të pasi Morrell kishte parashikuar se do ta vendoste në gjumë boksierin nga Kazakistani, shkruan Periskopi.
Kampioni kubanez vazhdoi të festonte fitoren në stilin e Cristiano Ronaldos ‘suii’.
Megjithatë, u ndal për ta ndihmuar shpejtë kundërshtarin të ngrihej në këmbë, derisa ai ishte duke e humbur vetëdijen.
https://twitter.com/ESPNKnockOut/status/1589263836481060864?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1589263836481060864%7Ctwgr%5E0c9d42a7872f9e538fb0256a741a7c2a2fac2f1a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Fliverpool-spurs-van-dijk-konate-20221108
Ishte një fitore e merituar për Morrell-in, i cili kishte dominuar çdo raund, me shumë pyetje pse meçi nuk ishte anuluar më herët.
Më vonë u zbulua se boksieri nga Kazakistani ishte vendosur në koma pas operacionit, kjo pasi ai kishte gjakderdhje në tru, sipas reporterit Dan Rafael.
Ndihmësi trajneri i tij e pranoi se kishte dashur ta ndalonte meçin në raundin e nëntë ose të dhjetë.
Megjithatë, Aidos dhe trajneri i tij kryesor donin që ai të vazhdonte.
Savoy i tha ESPN: “Unë në fakt e kisha peshqirin në dorë.
“Aidos donte të vazhdonte. Trajneri i tij kryesor (Kanat Orakbaev) donte që ai të vazhdonte. Ai vlerësoi Aidos dhe tha se asgjë nuk ishte e gabuar me të.
Ndërkaq, trajneri i Morell, Ronnie Shields, nga ana tjetër nuk mund të besonte se lufta nuk ishte ndalur më herët.
Shields tha për BoxingScene.com: “Ajo luftë duhet të ishte ndalur më herët.
“Ata e lanë këtë fëmijë të ndëshkohej shumë. Por edhe arbitri, dhe Tony Weeks është një gjyqtar vërtet i mirë, por ndonjëherë duhet të shkosh në kënd dhe të thuash, ‘Hej njeri, të gjithë duhet ta ndaloni këtë.’ Dhe pikërisht atëherë (Yerbossynuly) filloi të luftonte me inatë sepse ai nuk donte të rrëzohej”, u shpreh trajneri i kampionit, Ronnie Shields./Periskopi/