Pique dhe Shakira kanë rënë dakord për kujdestarinë e fëmijëve

Pique dhe Shakira kanë rënë dakord për kujdestarinë e fëmijëve

Shakira dhe Gerard Pique raportohet se kanë rënë dakord për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Në qershor të këtij viti, 35-vjeçari dhe këngëtarja e njohur i dhanë fund lidhjes së tyre 12-vjeçare. Arsyeja u tha se ishte tradhtia nga ana e futbollistit. Çifti ka dy djem, Sasha (11-vjeç) dhe Milan (9-vjeç).

Pas ndarjes, Pique donte që fëmijët të jetonin me të në Barcelonë, teksa këngëtarja kolumbiane këmbënguli që djemtë të jetonin me të në Miami.

Të hënën në mbrëmje, pas më shumë se 13 orësh negociata, palët ranë dakord. Sasha dhe Milani do të jetojnë me Shakirën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura, por dihet se Pique, i cili së fundmi njoftoi largimin nga Barcelona dhe pensionimin e tij, do të mund të vizitojë fëmijët në Miami sa herë të dojë. Shpenzimet do të përballohen nga të dy prindërit.

Qëllimi i marrëveshjes është i qartë – prindërit duan të mbrojnë fëmijët që po “ngacmohen” nga mediat.

Në një deklaratë të përbashkët të Piques dhe Shakiras për “TMZ”, thuhet: “Ne kemi nënshkruar një marrëveshje për kujdestarinë. Objektivi ynë i vetëm është t’u ofrojmë fëmijëve tanë sigurinë dhe mbrojtjen maksimale dhe të shpresojmë që ata të vazhdojnë jetën e tyre në një mjedis të sigurt dhe të qetë”.

Shpërndaje në: