Sa tifozë do të udhëtojnë për në Katar – A e kryeson Anglia listën e mbështetësve që udhëtojnë për Kupën e Botës?

Sa tifozë do të udhëtojnë për në Katar – A e kryeson Anglia listën e mbështetësve që udhëtojnë për Kupën e Botës?

Katari është gati të presë Kupën e Botës që fillon nga 20 nëntori dhe përfundon me 18 dhjetor.

Pothuajse të gjitha tre milionë biletat sa ishin në dispozicion janë shitur për këtë kompeticion të madh, shkruan Periskopi.

Katari është vendi pritës më i vogël në historinë e Kupës së Botës, me një popullsi prej rreth tre milionë që jetojnë në një zonë afërsisht sa gjysma e madhësisë së Uellsit.

Do të jetë një ngjarje kompakte me tetë stadiumet të ndara afërsisht një orë me makinë dhe maksimumi 43 kilometra, me 110 metro dhe 4 mijë autobusë për të transportuar tifozët përreth.

Do të jetë një Kupë Botërore ndryshe në shumë mënyra, kështu që çfarë mund të presin tifozët?

Sa tifozë do të udhëtojnë për në Katar?

Rreth 3 deri në 4 mijë tifozë anglezë pritet të udhëtojnë në Katar për fazën e grupeve, me numrat që do të rriten nëse skuadra e Gareth Southgate arrin në fazën eliminatore.

Rreth 2 deri në 3 mijë  tifozë do të fluturojnë për të ndjekur Uellsin, i cili po luan në Kupën e parë të Botës që nga viti 1958.

Ashley Brown, kreu i shoqatës së tifozëve të futbollit thotë se tifozët e Anglisë nuk po udhëtojnë në të njëjtin numër si turnet e mëparshëm për shkak të kostove të përfshira, ndërsa koha e Kupës së Botës – jashtë pushimeve të zakonshme verore të shkollës do të ndikojë të mos ketë shumë familjar.

“Për shumë njerëz Katari nuk tingëllon si një vend emocionues për të shkuar, nuk është një destinacion tipik pushimi, mungesa e disponueshmërisë së alkoolit, kostoja për të arritur atje, kostoja kur jeni atje, nuk po i shtynë shumë njerëzit. Kostoja e jetesës luan absolutisht një rol në këtë”, tha ai.

Organizatori i turneut FIFA ka publikuar një listë të top-10 të shitjeve të biletave sipas vendeve të blerësve, me Katarin në krye dhe Anglinë në vendin e katërt./Periskopi/

Shpërndaje në: