Tifozi e qet në shitje topin që përfundoi në ballkonin e banesës nga gjuajtja e Valverdes, çmimi nuk është i shtrenjtë

Tifozi e qet në shitje topin që përfundoi në ballkonin e banesës nga gjuajtja e Valverdes, çmimi nuk është i shtrenjtë

Mesfushori i Real Madridit e dërgoi topin në ballkonin e një banese afër stadiumit “Estadio de Vallecas” në ndeshjen e mbrëmshme të “Los Blancos” ndaj Rayo Vallecanos vendëse.

Në një video që qarkulloi sot gjatë ditës nëpër rrjetet sociale shihet mesfushori kualitativ duke gjuajtur fuqishëm dhe topi përfundoi në ballkonin e një banese në një ndërtesë përballë stadiumit.

Sipas mediave spanjolle, çmimi i topit të La Ligas, i cili u përdor në ndeshjen Rayo Vallecano – Real Madrid kushton 200 euro.

Tifozi e ka vendosur në shitje “online” topin.

“Fede Valverde e goditi këtë top drejt shtëpisë sime. Është paksa i gërvishtur që e qëlloi shtëpinë, por mund të përdoret”, ka shkruar tifozi spanjoll.

Mbetet të shihet nëse do të ketë tifozë të interesuar për ta blerë këtë top të veçantë.

Shpërndaje në: