Çmenden tifozët e Man United – Shortin me Barcelonën në Evropa Ligë e quajnë të manipuluar
Shorti i madh i eliminimit direkt në Evropa Ligë ndërmjet Manchester United dhe Barcelonës është cilësuar si ‘i manipuluar’ nga shumë tifozë të skuadrës angleze.
Man United do të takohet me Barçën në 1/16 e më të mirëve në Evropa Ligë, por ky short nuk është pritur mirë nga tifozët e futbollit në rrjete sociale, shkruan Periskopi.
Kjo për shkak se ata besojnë se shorti ishte ‘mashtruar’ pasi ata ishin të rënditur në vendin e dytë në grup, e jo si Barcelona që ishte në vendin e tretë.
Shumë tifozë të United kanë reaguar menjëherë në rrjete sociale duke goditur kështu, UEFA-n.
Një përdorues i Twitter shkroi: “Man United vs Barca – nuk mund të më thoni se kjo ndeshje nuk është e manipuluar”.
Një postim i dytë në Twitter: “Shortet e UEFA-s janë shumë të manipuluara, të gjithë e dinin se do të ishte Barca vs Man United.”
Një i tretë shtoi: “Barca vs Man United u manipulua në momentin që Barça barazoi kundër Interit.”
Një i katërti komentoi: “Shorti i Barçës kundër Man United është i manipuluar”.
Man United kishte një sukses të madh në Evropa Ligës, ku përfundoi pas Real Sociedad në Grupin E.
Ndërsa Barça hyri në shortin e play-off-it të Evropa Ligës pasi nuk arriti të kualifikohej në raundin e 16-të më të mirëve të Ligës së Kampionëve.
Man United dhe Barca do të përballen në garat evropiane për herë të parë që nga viti 2019./Periskopi/