“Çartet” Granit Xhaka, ky ishte momenti i përplasjes me Kovacic dhe Chalobah
Skuadra e Arsenalit ka fituar ndaj Chelseat në “Stamford Bridge” me rezultatin minimal 0:1, pas golit të Gabriel në minutën e 63’të. Me këtë fitore, Arsenali mbetet në krye të Premierligës.
Një ndeshje me shumë dyluftime dhe agresivitet u zhvillua në Stamford Bridge sot, teksa kishte edhe përleshje në fundin e ballafaqimit.
Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka humbi nervat dhe u përplas me dyshen e Chelseat, Kovacic – Chalobah.
— EuroFoot+ (@eurofootPLUS) November 6, 2022