Drita barazon në shtëpi me Ballkanin, Ferizaj e mposht Llapin
Derbi i madh kosovar mes Ballkanit dhe Dritës ka përfunduar pa fitues.
Kryendeshja e kësaj xhiro ka përfunduar me rezultatin e barabartë 2-2.
Besnik Krasniqi shënoi fillimisht nga penalltia, mirëpo gjithçka u barazua nga Albin Berisha, me ç’rast pjesa e parë përfundoi 1:1.
Në pjesën e dytë, përsëri ndodhi e njëjta. Simonovski shënoi për avantazhin e Dritës – teksa Albion Rrahmani realizoi për të barazuar shifrat.
Në ndeshjen tjetër në Podujevë, Ferizaj triumfoi ndaj Llapit me rezultatin 1-2.