Cila është ndeshja e parë e Kupës së Botës të Katarit 2022?

Cila është ndeshja e parë e Kupës së Botës të Katarit 2022?

Kanë mbetur vetëm dy javë deri në fillimin e Kupës Botërore të Katarit 2022 dhe premton të jetë Kupa e Botës më e pazakontë deri më tani për një sërë arsyesh.

Arsyeja kryesore për të qenë një turne kaq i çuditshëm është fakti se zhvillohet në atë që është dimër për shumicën e botës, dhe jo në verën tradicionale, përcjellë Periskopi.

Ka gjithashtu polemika rreth dhënies së turneut për Katarin, trajtimin e punëtorëve  që ndërtuan stadiumet dhe infrastrukturën, dhe ligjet rreth homoseksualitetit në vend.

Pavarësisht gjithë kësaj, 32 skuadra do të marrin pjesë në turne dhe në ndeshjen hapëse, Katari do të përballet me Ekuadorin më 20 nëntor në orën 17:00 në stadiumin “Al Bayt”.

Pas shpalljes së shortit, Kupa e Botës 2022 ishte planifikuar të fillonte më 21 nëntor dhe para se të dilte në skenë nikoqiri Katari, do të luhej Holanda kundër Senegalit dhe Anglia kundër Iranit.

Për të mos thyer traditën e nisur në vitin 2006 të hapjes së turneut nga vendi pritës, u ra dakord që Katari dhe Ekuadori të luanin më 20 nëntor, duke vazhduar kështu traditën./Periskopi/

Shpërndaje në: