E frikshme – Tifozët që udhëtojnë në Katar për Kupën e Botës do të bëjnë gjumin në ‘barakë’
Organizatorët e Kupës së Botës janë kritikuar shumë pas fotografive të publikuara në rrjete sociale rreth akomodimit të ofruar në Katar për tifozët që do të shkojnë atje me 20 nëntor të këtij viti.
Kupa e Botës tani është vetëm dy javë larg, me Katarin, nikoqirin që do të përballet me Ekuadorin në ndeshjen hapëse të turneut më 20 nëntor. Janë ngritur shqetësime mbi atë se a ka arritur Katar të krijojë kushtet për të pritur 1 milionë njerëz nga e mbarë bota, shkruan Periskopi.
Përveç shqetësimeve lidhur me maltretimin e punëtorëve në këtë shtet, kritikët pretendojnë këtij vendi i mungon infrastruktura për të pritur një turne të këtij niveli. Sipas BBC, më shumë se një milion tifozë pritet të udhëtojnë në Katar për Kupën e Botës.
Kështu, në Mars, vendi kishte vetëm 30 mijë dhoma hoteli, 80 për qind e të cilave ishin rezervuar tashmë nga FIFA për ekipet e futbollit, zyrtarët dhe sponsorët.
Tifozët tani duhet të paguajnë shuma të mëdha parash për të gjetur strehim gjatë turneut. Në një përpjekje për të strehuar ata tifozë, janë krijuar “fshatra tifozësh” të mëdhenj nga organizatorët e Kupës së Botës.
Sipas portalit të Agjencisë së Akomodimit të Katarit, këto fshatra u ofrojnë mbështetësve “kabina dhe akomodim i rastësishëm në kampe dhe karvanë”.
Just had an email saying more rooms have been released for the World Cup in Qatar. For only $207 a night you can stay here! pic.twitter.com/lMxsto87w3
— Matt Butler (@mattbutler503) November 2, 2022
Megjithatë, një imazh i një fshati të tillë tani është bërë virale në rrjete sociale, me fansat që krahasojnë standardin e akomodimit me Festivalin famëkeq Fyre.
“Duket si një s*** Fyre Festival”, tha me shaka një përdorues i Twitter.
Një tjetër shtoi: “Mijëra tifozë nga vendet rivale do të jenë bashkë në një vend të ngusht. Çfarë mund të shkojë keq?”, përcjellë Periskopi.
Çfarë ndodhi në festivalin “FYRE” që po konsiderohet famëkeq?
Reklamuar nga fytyra të famshme duke përfshirë Kendall Jenner, Bella Hadid dhe Hailey Baldwin, ajo u cilësua si një festë magjepsëse në një ishull të shkretë.
Biletat kushtojnë deri në 100,000 dollarë (75,000 £) dhe të ftuarve që rezervuan iu premtuan strehim luksoz dhe “më të mirat në ushqim, art, muzikë dhe aventura” në Bahamas.
Në vend të kësaj, ata u kthyen në dyshekë në dysheme të lagura nga shiu, vakte me feta djathi mbi bukë dhe bagazhet e tyre të hedhura në një parking të pandritur./Periskopi/