Zyrtare: Tottenhami e konfirmon se Son do të operohet

Zyrtare: Tottenhami e konfirmon se Son do të operohet

Skaudra e Tottenhamit gjatë ditës së sotme e ka konfirmuar se lojtari i tyre, Son Heung-Min do t’i nënshtrohet një operacioni.

Bëhet fjalë për një operacion në syrin e majtë që Son e kishte lënduar në ndeshjen kundër Marseille në Ligën e Kampionëve, shkruan Periskopi.

Nuk është bërë e ditur se sa do të mungojë ai, por duke e parë shkallën e lëndimit, koreani pritet të mos jetë me ‘Spurs’ për një kohë të gjatë.

Ende nuk dihet nëse Son do të jetë i gatshëm për Kupën e Botës që fillon edhe 18 ditë.

Shpërndaje në: